Zhvillohet prezantimi mbi Faktoring dhe Leasing për industrinë prodhuese, shërbime ofruar nga Albanian Financial InstitutionZhvillohet prezantimi mbi Faktoring dhe Leasing për industrinë prodhuese, shërbime ofruar nga Albanian Financial InstitutionZhvillohet prezantimi mbi Faktoring dhe Leasing për industrinë prodhuese, shërbime ofruar nga Albanian Financial InstitutionZhvillohet prezantimi mbi Faktoring dhe Leasing për industrinë prodhuese, shërbime ofruar nga Albanian Financial Institution
  • KREU
  • RRETH NESH
    • STAFI DREJTUES
    • ANËTARËSIA
      • BORDI DREJTUES
      • KOMITETET E POLITIKAVE
      • ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
  • AKTIVITETE
    • EVENTE & PANAIRE
    • PROJEKTE
    • EMERGJENCA COVID-19
  • SHËRBIME
  • PUBLIKIME
    • NEWSLETTER
    • NJOFTIME
    • MEDIA
    • RAPORT VJETOR
    • GALERI
Albanian
✕
Tatimet: Ja manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve
October 4, 2017
Urdhri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dokumentat që institucionet s’duhet të kërkojnë më nga bizneset
October 5, 2017
Show all

U zhvillua sot më 5 tetor 2017, në ambjentet e Hotel Tirana International, prezantimi me temë “Aksesi në financa- Instrumentet financiare në mbështetje të industrisë prodhuese”. Albanian Financial Institution (AFI), institucioni financiar jo bankar, prezantoi para subjekteve prodhuese shërbimet e saj lidhur me Faktoring dhe Leasing.

Faktoring: është një risi për tregun shqiptar, prezantuar për herë të parë në Shqipëri nga AFI, si një instrument në ndihmë të sipërmarrjeve prodhuese. Faktoringu është një burim financimi  afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor. Faktoringu është një paketë unike shërbimesh e krijuar për të lehtësuar problemet tradicionale të shitjes me arkëtim të mëvonshëm.

Leasing (Qira Financiare): Qiraja financiare është një burim financimi afatmesëm dhe afatgjatë i mjeteve apo paisjeve të prekshme.

Subjektet prodhuese të interesuara që nuk mundën të ishin të pranishëm në këtë prezantim, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Albanian Financial Institution si më poshtë:

Rr. Themistokli Germenji ( ish zyrat e digitalb ) Prane RTVSH-se Tirana, Albania
Tel/Fax ++355 4 22 58 326
Web Page: www.afinstitution.com 

 

 

 

ADRESA

Albanian Manufacturers Union
St. Vaso Pasha, Nr 7
Tiranë, Albania

SOCIAL MEDIA

______________________________

Email: [email protected]

© 2020 Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. All Rights Reserved.
Albanian
  • No translations available for this page
  • Albanian