Disa nga anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë duke ekspozuar produktet e tyre.
Kompania AGS një kompani e madhe dhe e unifikuar e cila bën të mundur ofrimin e një game të gjerë shërbimesh të konsumatoret. Prioriteti i saj është prodhimi dhe tregtimi i produkteve të qumshtit.
Kompania AL-MAR sh.p.k. zhvillon aktivitetin e saj në fushën e prodhimit të ambalazheve plastike dhe të letrës, me dhe pa stampim, të formave dhe dimensioneve të ndryshme.
Kompania CENTER SHQIPTARE, industri fasonerie. Aktiviteti kryesor i kompanisë është prodhimi çantave të letrës dhe veshjeve të punës.
Kompania EDIPACK është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madh prodhues të letrës dhe kartonit.
Kompania EVEREST IE është lider në fushën e prodhimit dhe stampimit të ambalazheve plastike fleksibile prej polietileni dhe ricikluesi më i madh i mbetjeve prej polietilenit në Shqipëri.
Kompania FIX PRO” sh.p.k ushtron aktivitetin e saj në industrinë e përpunimit të mishit. Kjo kompani ofron llojshmëri të produkteve dhe njëgamë të madhe të shijeve të veçanta dhe unike të sallamrave, salçiçeve, proshutave etj.
Kompania FUTURPLAST Sh.p.k. është një shoqëri që lindi në vitin 2006 dhe filloi aktivitetin e saj me prodhimin e ambalazheve ushqimorë.
Kompania KAJSWOODWORK – Kompania që gdhend artin në dru. Kajs ka krijuar marrëdhenie bashkëpunuese me kantinat më të njohura në rajon.
Kompania KRACO “Capital Resources” shpk është kompani prodhuese, lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, përgatitjeve për pije të ftohta si edhe përgatitjeve për ëmbëlsira.