Delta Adhesive Structural Tech



"DAST sh.a është një konsorcium ​S​hqiptaro-​G​jerman, krijuar nga kombinimi i përvojës, teknologjisë, njohurive të thella të tregut, aftësive sipërmarrëse të shquara dhe potencialit financiar. Themeluar në Janar të vitit 2008, DAST pjesë e​ ​Delta Group, është rritur me shpejtësi duke marrë një pozicion drejtues në Shqipëri dhe një shtrirje të gjerë në Ballkan dhe me gjerë. Aktualisht DAST zotëron rreth 73 % të tregut vendas si dhe është prezent me produktet e tij në vendet e rajonit ku përfshihen Kosova, Mali i zi, Maqedonia, Bosnia, Serbia, Greqia etj. Falë një strategjie të mirë studiuar nga kompania përsa i përket eksporteve lista e vendeve është edhe më e gjerë si Italia, Gjermania, Zvicra, Suedia, Tunizia, Gana, Libani, Maroku, Algjeria, etj.

Portofoli i produkteve DAST përfshin që nga ngjitësit e pllakave, te mbushësit e fugave, veshjet dekorative, llaçrat, rifiniturat, produktet me bazë gipsi, autonivelantët, hidroizoluesit, e deri tek silikonet, adetivet perforcues, pastruesit acidë, rrjeta, shiritë dhe aksesorë të tjerë, të aplikueshëm në shtrimin e pllakave, veshjen dekorative të mureve, realizimin e finiturave, ngjitjen e tullave dhe blloqeve të ndryshme në mure, mbushjen e mureve të tullës dhe blloqeve, rrafshimin dhe nivelimin, si dhe hidro-izolimin e sipërfaqeve horizontale dhe vertikale, në mjedise të brendshme dhe të jashtme në kushte atmosferike të ndryshueshme.

Teknologjia e prodhimit është tërësisht moderne dhe e menaxhueshme përmes një sistemi të integruar elektronik. Prodhimi, ambalazhimi dhe kontrolli janë funksione plotësisht të automatizuara dhe kontrollohen përmes sistemit të sensorëve elektronikë. Produktet tona janë të çertifikuara sipas standardeve teknike EN ndërsa menaxhimi i cilësisë realizohet sipas standardeve ISO 9001.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË