NEWSLETTER
Janar - Prill 2023
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e mbledhjes së parë të vitit 2023, organizuar nga Këshilli i Investimeve. Në këtë tryezë organizata jonë u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv z. Aleko Polo. Fokusi i diskutimit në këtë tryezë ishte: “Sfidat e NVM-ve – Tranzicioni rreth burimeve alternative t ë Energjisë”.
Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me një grup ekspertësh nga Italia organizoi një workshop lidhur me prezantimin e një sistemi të quajtur “Black Box”, i cili nëpërmjet funksionimit algoritmik të tij parashikon menaxhimin e sistemeve të kondicionimit me qëllim shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike. Në këtë workshop morrën pjesë përfaqësues të ndryshëm të industrive prodhuese shqiptare të cilët shfaqën interes rreth funksionimit të sistemit.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra ishte pjesë e panelit referues përgjatë konferencës 2-ditore të mbajtur në Tiranë, pjesë e programit Interreg Adrion në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit me temë “Lëvizja drejt një Komuniteti Inovativ mbi Ekonominë Blu të Qëndrueshme për rajonin Adriatik-Jon”. Organizimi i kësaj konferece mblodhi partnerë të shumtë si pjesë e grupit ndërinstitucional të punës S3, ekspertë vendas dhe të huaj si dhe grupe të tjera interesi, ku përmes këtyre takimeve u kërkua të formësohet një komunitet akro-rajonal i inovacionit, në kuadër të implementimit të Ekonomisë së Qëndrueshme Blu brenda rajonit adriatiko-jonian.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e trajnimit organizuar nga Grupi AFD, Expertise France, i mbajtur pranë ambienteve të Maritim Hotel Plaza Tirana, me temë “Liberalizimi i mëtejshëm i tregut shqiptar të energjisë elektrike”. Në këtë trajnim organizata jonë mori pjesë me përfaqësinë e një numri të mirëfilltë të anëtarëve të saj të industrive prodhuese, të cilët kishin interes të vecantë lidhur me temën e trajtur në këtë trajnim.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë organizoi Mbledhjen e Bordit Drejtues nën drejtimin e kryetares së Bordit znj. Ilda Baraj, prani të Sekretarit të Përgjithshëm z.Arben Shkodra, Drejtorit Ekzekutiv z. Aleko Polo si dhe anëtarëve të tjerë pjesëmarrës së Bordit. Disa nga cështjet qe u diskutuan në këtë tryezë ishin:
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë bashkë me përfaqësues të industrive prodhuese në vend, zhvilloi një mëngjes pune me Zv. Kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku. Takimi u përqëndrua në 6 cështje prioritare të industrive prodhuese që lidheshin me:
Dialogu Publik-Privat
Lehtësimi i Procedurave (Derregullimi)
Drejtësia Fiskale
Cështjet e Punësimit dhe Aftësimit Profesional
Politikat dhe Strategjia e eksporteve
Integrimi Europian
Gjatë takimit pati diskutime dhe propozime të shumta për gjetjen e zgjidhjeve në lidhje me cështjet e diskutura, që krijojnë mundësinë e një klime të favorshme për sektorin prodhues në vend.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si pjesë partnere e qeverisë shqiptare për Hartimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), ishte pjesë e panelit së takimit hapës të mbajtur pranë ambienteve të Marriott Hotel Tirana, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm të saj njëkohësisht anëtar i Ekipit Kombëtar të (S3) z. Arben Shkodra. Pjesë e rendësishme e këtij takimi ishte dhe fjala përshëndetëse e Zv. Kryeministres së Republikës së Shqipërisë znj. Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Ndërministror të S3, e cila theksoi rëndësinë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare lidhur me këtë strategji, si një instrument i fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit bazuar në dije dhe inovacion. Në këtë takim hapës ishin pjesëmarrës përfaqësues nga të 4 Helikat e vendit si: qeverisja qëndrore dhe vendore, akademia, sipërrmarja dhe shoqëria civile, të cilët luajnë një rol tepër të vecantë në hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili drejton vendin tonë drejt zhvillimit ekonomik në mënyrë inteligjente.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e tryezës së datës 19 Prill 2023, organizuar nga Këshilli i Investimeve, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Shkodra. Në këtë tryezë u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi “Ndikimin e pagës minimale tek produktiviteti në punë”. Mbledhja u drejtua nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra, mori pjesë në panelin e Forumit të Klimës së Biznesit 2023, me temë diskutimi: “Sfidat e Rritjes dhe Produktiviteti”. Rëndësia e këtij forumi ndërmori një vëmendje të vecantë pasi shërbeu si një platformë dialogu me biznesin për të shkëmbyer ide dhe opinione për punën e bërë, si edhe për të ndarë sfida të përbashkëta lidhur me klimën e biznesit, produktivitetin dhe kapitalin njerëzor.