Dje u zhvillua workshop-i kombëtar me fokus sektorin e industrisë përpunuese në kuadër të Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3).
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si pjesë e Ekipit Kombëtar të S3, ndihmoi në organizimin e këtij eventi ku përfaqësues nga industritë prodhuese shqiptare, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe vendor si dhe bota akademike, u organizuan në tryeza sektoriale për të mundësuar një analizë SWOT të nxjerrë nga takimet paraprake të zhvilluara mbi sektorin në fjalë.
Në këto tryeza sektoriale pati diskutime mjaft intensive të drejtuara nga ekspert, që konkluaduan me nxjerrjen e pikave të forta dhe te dobëta të sektorit, mundësitë dhe kërcënimet, e që përmblodhën një tërësi përfundimesh me fokus vizionin e industrive shqiptare në nivel afatgjatë.
Ky workshop kombëtar është një model i cili bazohet në metologjinë e përdorur nga Komisioni Europian, ku në këtë nivel të punës së Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3) luan një rol mjaft domethënës.
#smartspecializationstrategyalbania#europeancommission#kryeministria