
NATIONAL CONFERENCE – ESG CATALYS
December 12, 2023
Mbledhja e Bordit Drejtues
January 25, 2024Një takim mjaft konkret dhe dinamik nën kujdesin e vecantë të zv/Kryeministres znj. Belinda Balluku, me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Anila Denaj.
Takimi u përqendrua kryesisht në tema të tilla si zhvillimi në fushën e bujqësisë dhe atë rural, zhvillimi në fushën e sigurisë ushqimore, agropërpunimi, përpunimi ushqimor, financimet nga qeveria shqiptare dhe IPARD 3, problemet me Autoritetin e Kontrollit Ushqimor.
Përfaqësuesit e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare paraqiten për diskutim çështje që kanë të bëjnë me:
Propozime për lehtësimin e proçedurave (derregullimi),
legjislacionin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural,
procedurat e AKU-së,
financimin dhe aksesin në financë,
promovimin e produkteve “Made in Albania”
politikën fiskale me qëllim aplikimin e një taksimi të drejtë,
problematikat me inputet bujqësore, vecanërisht me produktet kimike dhe përdorimi i tyre pa kriter duke sjellë problematika në agropërpunim.
Nga ana e palës qeveritare pati një mirëkuptim të plotë dhe një angazhim maksimal duke ofruar sugjerime per zgjidhjen e disa prej problemeve të paraqitura gjatë takimit me të cilat sektori agroushqimor po përballet.

