EDIPACK sha



Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madh prodhues të letrës dhe kartonit .Prej vitit 2003 vazhdojnë prodhimin e kutive të kartonit dhe të ambalazhimit, gjithashtu është shpërndarës të letrës së ambalazhimit si produkt i ndërmjetëm për prodhuesit vendas të paketimit.

Ripërdorimi i letrës
Riciklimi i letrës është një praktikë që po përhapet gjithmonë e më shumë dhe që duhet bërë nga të gjithë, me qëllim reduktimin e sasisë së mbeturinave dhe shpëtimin e pemëve, pra krijimin e një eko-qëndrueshmërie të planetit. Në një shoqëri gjithmonë e më shumë konsumiste, riciklimi i letrës përmban një mundësi të madhe ripërdorimi.

Riciklimi i letrës

Me qendër ne Durrës, Edipack Sh.a. është specializuar në mbledhjen, rekuperimin dhe riciklimin e letrës. Nëpërmjet këtyre proceseve prodhohet lënda e parë gati për tu rigjeneruar në prodhimin e kartonit. I gjithë aktiviteti i Edipack bazohet në filozofinë e mbajtjes së një mjedisi të pastër dhe në evitimin e prerjes së pemëve.

Edipack Sh.a. është një kompani mjaft e ndjeshme përsa i përket çështjeve të mjedisit. Gjatë proçesit të prodhimit ne përdorim ujin e ricikluar, gjithashtu kemi investuar në një linjë të re të prodhimit të letrës për të mundësuar shfrytëzimin e letrës dhe materialeve të tjera të mbeturinave, në mënyrë që të rrisim shitjet dhe prodhimin në tregjet rajonale dhe të Shqipërisë.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË