{"id":4875,"date":"2018-03-13T13:56:45","date_gmt":"2018-03-13T13:56:45","guid":{"rendered":"http:\/\/prodhuesit.org\/?p=4875"},"modified":"2018-03-13T13:56:45","modified_gmt":"2018-03-13T13:56:45","slug":"cfare-heqin-bizneset-ne-shqiperi-flet-sekretari-i-pergjithshem-i-bashkimit-te-prodhuesve-shqiptare-z-arben-shkodra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/?p=4875","title":{"rendered":"&#8220;\u00c7far\u00eb &#8216;heqin; bizneset n\u00eb Shqip\u00ebri?&#8221;, flet Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkimit t\u00eb Prodhuesve Shqiptar\u00eb, z. Arben Shkodra"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb emisionin \u201cTonight Ilva Tare\u201d, zhvilluar mbr\u00ebmjen e djeshme dat\u00eb 12 mars 2018, i ftuar ishte dhe z. Arben Shkodra, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkimit t\u00eb Prodhuesve Shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen q\u00eb i b\u00ebn z. Shkodra, (A i qajn\u00eb hallet aktualisht n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar, a jan\u00eb kanalizuar problematikat, \u00e7far\u00eb ka ndodhur, ka ndryshim?), ai u shpreh<strong><em>:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt ishte p\u00ebrgjigja e thirrjes q\u00eb ne i b\u00ebm\u00eb Qeveris\u00eb, n\u00ebse ju kujtohet kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve. Ne k\u00ebrkuam q\u00eb t\u00eb kishte 3 propozime nga biznesi, megjithat\u00eb u p\u00ebrzgjodh ky model, pra q\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr i sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vinte nga biznesi, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb kijuar k\u00ebt\u00eb port\u00ebn q\u00eb nuk ishte gjetur asnj\u00ebher\u00eb. Bizneset ankoheshin, por edhe ligji p\u00ebr konsultim publik edhe ligji p\u00ebr informimin publik nuk respektoheshin shum\u00eb nga autoritete dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u krijua pik\u00ebrisht ky model.<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb model q\u00eb na ka krijuar at\u00eb hapsir\u00ebn q\u00eb ne donim. Ne e themi edhe me Ministren q\u00eb duhet par\u00eb deri n\u00eb fund i gjith\u00eb modeli por p\u00ebr momentin ne kemi nj\u00eb der\u00eb ku t\u00eb trokasim, ku t\u00eb diskutojm\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb t\u00eb finalizuar \u00e7\u00ebshtjen nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm Ministria p\u00ebr Sip\u00ebrmarrjen por duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hallkat e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb lidhje me problemin e energjis\u00eb elektrike, z. Shkodra u shpreh:<\/strong> N\u00ebse flasim p\u00ebr energjin\u00eb elektrike, problemet me lidhjen vazhdojn\u00eb. Problem tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia q\u00eb kemi me energjin\u00eb elektrike. Ne e kemi paraqitur dhe fal\u00ebnderojm\u00eb q\u00eb e shtyn\u00eb afatin p\u00ebr ta liberalizuar tregun e energjis\u00eb elektrike t\u00eb furnizimit edhe p\u00ebr nj\u00eb vit tjet\u00ebr sepse i tham\u00eb nuk jemi akoma gati. Pra si mund ta liberalizojm\u00eb tregun e energjis\u00eb elektrike pra furnizimin, kur ne nuk jemi gati me sistemin. Pra probleme ka patur dhe un\u00eb besoj q\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb plan shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kolauduar t\u00eb OSHEE-s\u00eb q\u00eb ta ndaj\u00eb dhe me biznesin, t\u00eb kuptojn\u00eb bashkarisht se kush mund t\u00eb jen\u00eb nevojat tona, se nevojat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nuk mund t\u00eb kemi asnj\u00ebher\u00eb investime t\u00eb zgjuara n\u00eb energjin\u00eb elektrike dhe biznese t\u00eb caktuara mezi po presin t\u00eb miratohen akte n\u00ebnligjore p\u00ebr energjin\u00eb e rinovueshme q\u00eb jan\u00eb panelet diellore sepse q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb duke qen\u00eb autonom at\u00ebher\u00eb ato kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb suksesuar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtje tjet\u00ebr e renditur te \u201cDoing Business\u201d, jan\u00eb taksat<\/strong>:<\/p>\n<p><strong><u>A.Shkodra: <\/u><\/strong>Realisht biznesi nuk po pret t\u00eb ulen taksat por po pret nj\u00eb konsolidim fiskal t\u00eb filozofis\u00eb. Ka ardhur koha q\u00eb ne t\u00eb kemi nj\u00eb pakt komb\u00ebtar p\u00ebr ekonomin\u00eb, 1. Aspekti fiskal, i cili t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb afat 5 vje\u00e7ar mos t\u00eb ndryshoj\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb arsyeja? Nj\u00eb biznesmen b\u00ebn\u00eb nj\u00eb plan biznesi q\u00eb minimalisht \u00ebsht\u00eb 7-vje\u00e7ar, maksimalisht \u00ebsht\u00eb 15-vje\u00e7ar dhe normalisht nuk mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebto fluktacione qoft t\u00eb shifrave dhe procedurave. Ne themi gjithmon\u00eb kemi arnuar n\u00eb nj\u00ebzet e ca vite procedurat tatimore. \u00c7do vit ne ulemi dhe i arnojm\u00eb, dhe nuk e dim\u00eb m\u00eb se cili ka qen\u00eb version origjinal i saj. A ka ardhur koha q\u00eb ta kemi t\u00eb konsoliduar p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb tatimore e cila esht\u00eb b\u00ebr\u00eb mankth si p\u00ebr inspektor\u00ebt dhe p\u00ebr tatim paguesit. 2. Un\u00eb nuk mendoj q\u00eb mund t\u00eb fiksojm\u00eb nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb tatimi do jet\u00eb kaq p\u00ebr 5 vite, sepse ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb jan\u00eb filozofi t\u00eb ndryshme t\u00eb partive t\u00eb ndryshme q\u00eb duan t\u00eb vin\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb kemi nj\u00eb marzh q\u00eb smund t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu rikthyer problem t\u00eb tatimeve ose t\u00eb taksave n\u00eb lidhje me Doing Business, normalisht q\u00eb Doing Business \u00ebsht\u00eb referenc\u00eb, problem kryesor ndoshta aty ka dal rimbursimi dhe kjo lidhet kam p\u00ebrshtypjen dhe me situat\u00ebn q\u00eb lidhet me rimbursimet p\u00ebr TAP-in, jan\u00eb investime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rimbursime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ashtu si\u00e7 i japin ashtu dhe i k\u00ebrkojn\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr ministria e ekonomis\u00eb dhe financave duhet t\u00eb fiksoj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb. N\u00ebse ka interesa debitore ndaj sip\u00ebrmarr\u00ebsit, ndaj tatimpaguesit, pra kur tatimpaguesi nuk e paguan tatimin n\u00eb koh\u00eb dhe fillojn\u00eb interesat negative, debitore, ashtu duhet t\u00eb ket\u00eb dhe interesa kreditore q\u00eb kur nuk rimbursohet TVSH-ja duhet t\u00eb kontabilizohen dhe k\u00ebto. Duhet t\u00eb fusim patjet\u00ebr elementin e kompensimit.<\/p>\n<p><strong>Kush ka m\u00eb shum\u00eb proleme, bizneset e m\u00ebdha, t\u00eb vogla, apo nuk ka dallim t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z. Shkodra:<\/strong> Nj\u00eb nga diskutimet q\u00eb ne kemi patur me Ministren \u00ebsht\u00eb q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb tendenca p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar p\u00ebr zgjidhjen e halleve dhe problemeve shum\u00eb t\u00eb vogla, mund t\u2019i marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe energji, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb fort p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sisteme. N\u00ebse ne nd\u00ebrtojm\u00eb sisteme, un\u00eb besoj q\u00eb dhe ato\u00a0probleme t\u00eb vogla\u00a0fillojn\u00eb t\u00eb zgjidhen p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Bizneset e m\u00ebdhaja kan\u00eb veprimtari m\u00eb t\u00eb madhe, dhe ndoshta nuk kan\u00eb shum\u00eb halle apo shume volum, por kur e kan\u00eb, e kan\u00eb akut, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb e kan\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb d\u00ebmi shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh, e kan\u00eb me nj\u00eb impakt social shum\u00eb her\u00eb ndoshta m\u00eb t\u00eb madh. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb besoj se Ministrja duhet t\u00eb fokusohet shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrcjelljen e problematikave q\u00eb ne shprehim. Duhet t\u00eb fokusohemi m\u00eb shum\u00eb te sistemi. Ne e duam fokusin e ministres p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb propozimet tona, t\u00eb ulemi n\u00eb konsultim dhe t\u00eb p\u00ebrcjelli pik\u00ebrisht k\u00ebto gj\u00ebra, pra sistemet q\u00eb ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb emisionin \u201cTonight Ilva Tare\u201d, zhvilluar mbr\u00ebmjen e djeshme dat\u00eb 12 mars 2018, i ftuar ishte dhe z. Arben Shkodra,<span class=\"excerpt-hellip\"> [\u2026]<\/span><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4876,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_eb_attr":"","footnotes":""},"categories":[47],"tags":[],"class_list":["post-4875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-njoftime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4875"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4878,"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4875\/revisions\/4878"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.prodhuesit.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}