K.I.D ALB shpk



KID - ALB shpk është krijuar si shoqëri në vitin 2005, licensuar në vitin 2006 për prodhim dhe tregëtim tullash, dhe ka dalë në treg me produktet e saj në shtator të vitit 2008. Shoqëria "KID - ALB"shpk ka përzgjedhur një staf të kualifikuar dhe me ekperiencë të gjatë pune. Mbi 85 punonjës, inxhinierë, teknikë dhe specialistë të fushave të ndryshme punojnë për realizimin e prodhimit, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e shoqërisë.

Fabrika përdor teknologjinë më të fundit bashkëkohore, të automatizuar plotësisht dhe të monitoruar 24 orë online. “K.I.D-ALB” sh.p.k prodhon mbi 28 lloje tullash standarte dhe shumë versione të tyre sipas kërkesave specifike të klientëve te vecantë,duke përmbushur nevojat e tregut të brendshëm por edhe atij rajonal ballkanik, si në Republiken e Kosovës dhe të Malit te Zi dhe në Maqedoni.

Në tregun vendas shitjet realizohet përmes firmave nënkontraktore tregtare të lëndëve të ndërtimit. Shoqëria është e shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Përvec klientëve të vegjël, që operojnë në ndërtimin e objekteve të banimit dhe të vilave luksoze private, operojnë dhe një numër i madh shoqërish ndrtimore të cilat ndërtimin e banesave të tyre jua kanë besuar produkteve të KID ALB.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË