Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

NEWSLETTER

Janar - Mars 2021

Aktivitetet tona

Forumi Qeverisje për Ndryshim: Propozime të Shoqërisë Civile

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, me përfaqësin e Sekretarit të Përgjithshëm, Z. Arben Shkodra, ishte pjesë e Forumit Kombëtar “Qeverisje për Ndryshim: Propozime të Shoqërisë Civile” të organizuar nga CO-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Westminster Foundation for Democracy. Si përfaqësues të sektorit privat dhe industrial, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kishte përgjegjësinë e identifikimit dhe parashtrimit të problematikave më shqetësuese në këto sektorë, dhe më pas hartimin e propozime konkrete për ndryshim. Këto propozime do t’ju dorzohen të gjithë forcave politike me qëllim influencimin dhe inkorporimin e tyre në programet elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pjesë e këtij forumi ishte dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Z. Luigi Soreca dhe Zv. Ambasadori Britanik, Z. Jason Ivory.

youtube.com
Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha

Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha

Me ftesë të Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, ishim pjesë e një takimi për të diskutuar rreth programit ekonomik të Partisë Demokratike dhe për të dhënë propozimet tona, me qëllim përmirësimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtij programi në mbështetje të prodhimit vendas.
Në këtë takim u parashtrua nevoja për një konsolidim të dialogut publik-privat, garanci ligjore, lëhtësi proceduriale e fiskale dhe nxitja e eksporteve si aspektet kryesore për të garantuar dhe nxitur konkurrueshmërinë e produketve “Made in Albania”.

youtube.com

Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Integritet (ICC)

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë u ftua për të qenë pjesë e Komisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Integritet të organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC). Ky komision ka për qëllim nxitjen e angazhimit të sektorit privat në promovimin e qëndrueshmërisë, ekonomisë qarkulluese dhe integritetit nëpërmjet krijimit të një platforme diskutimi mbi politikat, advokimin dhe kapacitet e nevojshme; eksplorimi i instrumentave dhe mekanizmave të ndryshëm ndërkombëtar; ndarja e përvojave dhe asistencë nga partner ndërkombëtar; bashkëpunim me akademik, sektorin publik dhe aktorë të tjerë.

Takim pune me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Shtetit

Përfaqësues të organizatës realizuan një takim pune me Z. Arben Shehu, kryetar i KLSH-së, për të diskutuar rreth problematikave proceduriale dhe interpretimet e proceseve administrative, vecanërisht në administratën tatimore dhe doganore.

Advokim dhe Lobim 

Rregulloret për Cështjen e Energjisë Elektrike

Përgjatë këtij tremujori, shumë prej sipërmarrësve vendas patën dëme të konsiderueshme në makineritë e fabrikave përkatëse për shkak të cilësisë së dobët në energji elekrike. Në mungesë të rregulloreve të domosdoshme për të adresuar këtë cështje, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë i është drejtuar institucioneve përgjegjëse përfshirë këtu OSHEE, OSSH dhe ERE për hartimin e tyre. Konkretisht në emër të Prodhuesve Shqiptarë ne jemi anagazhuar për të bërë të mundur:

  1. Hartimin e një rregulloreje për procesin e ankimimit;

  2. Hartimin e një rregulloreje me kushtet e përgjithshme të kontratës;

  3. Hartimin e rregullores së dëmshpërblimit

Ligji i Regjistrimit të Pronarëve Përfitues

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për Regjistrimin e Pronarëve Përfitues”, shumë prej sipërmarrësve hasën vështiresi në procesin e regjistrimit për shkak të pamjaftueshmerisë së kohës për të kryer aplikimin. Për këtë arsye, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë i është përgjigjur menjëherë kërkesave të sipërmarrësve për një shtyrje të afatit duke e parashtruar si kërkesë në institcionet përgjegjëse. Me anë të takimeve të vazhdueshme me përfaqëues të këtyre institucioneve, u dakortësua shtyrja e afatit të regjistrimit deri më 30 qershor 2021. Ky akt normativ u botua në fletoren zyrtare.

Taksa e Karbonit dhe Akciza

Me kërkesë të industrisë së cimentos dhe tullave u angazhuam në analizimin e impaktit të taksës së karbonit dhe akcizës për lëndët e para djegëse. Kjo analizë së bashku me propozimet përkatëse, iu përcollën Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me qëllim rishikiminin e tyre për të garantuar konkurrueshmërinë e produkteve në tregjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. 

Ligji për Rindërtim

I jemi drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtim, Z. Arben Ahmetaj, për një ndërhyrje në legjislacionin për rindërtim, pas problematikave të hasura nga sektori i materialeve të ndërtimit në vecanti ajo e cimentos, importi i të cilës është rritur me 50% përgjatë 2020. Kjo erdhi si rrjedhojë e përjashtimit nga TVSH për mallrat dhe shërbimit e përdorura për rindërtim, të cilën importuesit në sektorin e lartë përmendur po e përdorin si hapsirë ligjore për ti bërë produktet e tyre më konkurrues krahasuar me prodhimin vendas.

Ligji për Organizatat Jofitmprurese

Si pjesëmarrës në seancën dëgjimore të organizuar nga Komisioni për Cështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut, asistuam në shqyrtimin dhe përmirësimin e ligit për organizatat jofitimprurëse.

Projekte

“Waste to Energy”: Vijon puna për projektin “Waste to Energy” të financuar nga Ministria Federale e Bashkpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit Gjerman dhe kompaninë Titan Cement Group në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Ky projekt ështe në mbështetje të axhendës tonë për nxitje të ekonomisë qarkulluese dhe ka për qëllim krijimin e kushteve paraprake të nevojshme për zëvendësimin e lëndëve djegëse në industrinë e çimentos me energji alternative. 

Webinare, Workshop, Trajnime

Trajnim: Faturat Elektronike

Me miratimin e ligjit të ri të fiskalizimit në janar 2021, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Nexia Albania, organizoi trajnimin e saj të parë shpjegues të platformës Billy Bridge për lëshimin e faturave elektronike.

Webinar: Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesve

U ftuam të ishim pjesë e një takimi rajonal mes Shqiperisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës për të diskutuar rreth “Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesve”, instrument i cili përdoret për të pakësuar ndotjet e shkaktuara nga mbetjet e amballazhit duke u dhënë prodhuesve një përgjegjësi të zgjeruar mbi trajtimin e tyre. Përgjatë këtij takimi u prezantuan parimet, rolet dhe rëndësia që përgjegjësia e zgjeruar ka, përdorimi i saj në vendet Europiane dhe ato të Ballkanit si instrument për zbatimin e marrëveshjeve rajonale si: “Axhenda e Gjelbër” apo “Plani i Veprimit për Ekonominë Qarkulluese”, dhe roli i legjislacionit si celës për zbatimin e tij. 

Webinar: Ekonomia Qarkulluese në Vendet Nordike

Vendet Nordike aktualisht kryesojnë për modelet më inovative dhe të sukseshme qarkulluese. Nëpërmjet këtij eventi, ne patëm mundësinë të njiheshim me disa prej tyre dhe të lidhnim kontaktet me disa prej aktorëve kryesorë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm .

Workshop: VET school (shkollat profesionale)

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë u angazhua në workshopin e organizuar nga OECD për Ballkanin Perendimor si Ekspert i Ekonomisë për Shqipërinë. Ky event kishte për qëllim krijimin e masave të nevojshme për adresimin e problematikave më shqetësuese ekonomike në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut. Zhvillimi dhe nxitja e shkollave profesionale ishte një aspekt mjaft i rëndësishëm i dikskutuar përgjatë këtij eventi.

Përgjegjësia sociale (CSR)

Me inciativën e Znj. Mimoza Emanuels, anëtare e Bordit Drejtues të Organizates, kemi marrë në shqyrtim rastin e Znj. Raimonda Hoxha, e cila prej një viti jeton në cadër së bashku me nënën dhe djalin e saj jetim për shkak të pamundësive financiare për ta rindërtuar shtëpinë e tyre të shembur që prej termetit të 2019. Falë gadishmërisë së shumë prej anëtarëve që operojnë në sektorin e prodhimit të materialeve të ndertimit, kemi filluar punën për t’i siguruar kësaj familje një shtëpi, të cilën synojmë ta përfundojmë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

Prodhimi në shifra

Eksportet: Të dhënat zyrtare raportojn se eksporti vendas përgjate 2020 pësoi një rënie prej 9% krahasuar me një vit më parë. Sektorët të cilet patën kontributin më të lartë negativ ishin “Tekstilet dhe Këpucët”, “Materialet e ndërtimit dhe metalet” dhe “Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike”. Ndërsa sektori i “Ushqimeve, pijeve, duhanit” sëbashku me “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” ishin të vetmit sektorë të cilët pësuan një rritje të eksporteve përgjatë vitit të shkuar. Trendet vazhdojn të jenë të njejta dhe përgjatë dy-mujorit të parë te 2021, krahas sektorit te “Materialeve të ndërtimit dhe metaleve” e cili ka pësuar një rritje prej +4.6 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  

Indeksi I Inovacionit (2020): Sipas studimeve të fundit të kryera nga Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave Intelektuale, Shqipëria renditet në vendin e 83 në Indeksin e Inovacionit, një pozicion mjaft i largët krahasuar me vendet e tjera të rajonit si Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali Zi të cilat respektivisht renditen në vendin e 74, 57, 53 dhe 49.