ADVOKIM DHE LOBIMFISKALIZIMI Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka pranuar kërkesën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për shtyrjen e penaliteteve administrative deri në 1 Janar të 2022 për bizneset që nuk e kanë vënë në zbatim procesin e fiskalizimit duke qenë se subjektet ende nuk janë familjarizuar me sistemet dhe procedurat dhe duke marre parasysh faktin që platformat implementuese ende nuk janë gati. Në ligjin 9920 dt 19.05.2008 Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise, kreu 15 shtohet pika 7- Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për kundërvajtjet administrative që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2016 Ligj Nr. 9920, datë 19.5.2008 Rruga: Gjin Bue Shpata www.tatime.gov.al e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas datës 1 janar 2022. (Shtuar me Akt Normativ Nr. 27 datë 01.07.2021, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 106, datë 02.07.2021) . EKONOMIA QARKULLUESEWASTE TO ENERGY & BE IN THE LOOP Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si një nga organizatat më të rëndësishme të biznesit në Shqipëri përvecse përfaqëson dhe mbron interesin e përbashkët të prodhuesve në vend, vitet e fundit ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë qarkulluese. Në bashkëpunim me Co-Plan, ne kemi qenë shumë aktiv dhe kemi ndërmarrë projekte serioze sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe ndërgjegjësimit të bizneseve. MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI Me 13 Korrik 2021 Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Në këtë marrëveshje, palët ranë dakord të ndërmarrin nisma dhe projekte të përbashkëta me qëllim nxitjen e punësimit dhe aftësimit tek të rinjtë shqiptarë në përputhje me kërkesat e tregut te punës, në veçanti atë të industrive prodhuese Shqiptare. KONFERENCË- BeMed PROJECT Me datë 3 gusht 2021 u zhvilluan konferenca në kuadër të projektit BeMed në lidhje me reduktimin e plastikës në Mesdhe ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. ANTARËSIMET E REJA 2021Gjatë këtij tremujori anëtarët e rinj që i janë bashkuar organizatës janë: |