ILDA BARAJ | KRYETAR I BORDIT DREJTUES 

Znj. Ilda Baraj në vitin 2009 përfundoi studimet në “Univesitetin e New York-ut” në Tiranë, diplomuar për Shkenca Sociale dhe Ekonomike. Në vazhdimësi të formimit të saj post universitar, në 2011 përfundoi ciklin e studimeve Master në Universitetin e Greenwich për Major në International Affairs dhe Minor në North American Studies. Në vitin 2013 fillon studimet në doktoraturë për Shkenca Politike, në mënyrë specifike për proceset e integrimit të Bashkimit Europian. Në vitet 2011 – 2013, ka punuar si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale. Nga viti 2013 e në vazhdim, Ilda Baraj është nën drejtimin e “Kombinatit të Qeramikes Maminas”– KID-ALB shpk, si edhe është një nga Master Brokers e Re/Max Albania&Kosovo , kompanisë lider në Real Estate.


 
ARBEN SHKODRA | SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Z. Shkodra është zgjedhur nga anëtarët themelues të Bashkimi të Prodhuesve Shqiptar, si Sekretar i Përgjithshëm prej vitit 2016 dhe qysh prej asaj kohe, ai mbulon edhe rolin e Drejtorit Ekzekutiv të shoqatës. I diplomuar në ekonomi/financë në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës, ai vijoi karrierën profesionale në sistemin bankar dhe më pas në zyrën e tregtisë së jashtme pranë Ambasadës italiane në Tiranë. Më pas vijoi nje karriere të gjatë administratën e lartë shtetërore duke mbajtur pozicionin e drejtorit të departamentit në Kryeministri dhe pozicione të tjera paralele për më shumë se 11 vite. Ai ka qenë i zgjedhur si anëtar i Bordit Drejtues dhe nënkryetar i Bashkimit të Dhomave së Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë për disa vite. Në pozicionin aktual ai përfaqeson shoqatën si anëtar ne Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, Këshillin Ekonomik Kombëtar, Komitetin Kombëtar të Lehtësimit të Politikave Tregtare, si dhe në disa tryeza të tjera pune.


 
ALEKO POLO | DREJTOR EKZEKUTIV

Z. Aleko Polo është zgjedhur nga Asambleja e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë si Drejtor Ekzekutiv prej Marsit 2022. Z. Polo është diplomuar për Ekonomi dhe Financë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Agrare dhe ka një karrierë të lartë profesionale rreth 20-vjecare në sistemin bankar privat, përkatësisht si Drejtor i Departamentit të Financës dhe Kontrollit Financiar pranë Tirana Bank. Gjithashtu z. Polo ka pasur një eksperiencë 4-vjecare në sektorin publik ku gjatë kësaj kohe ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit pranë Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.