STEFANI & CO sha
Duke qenë se Shqipëria kishte një kulturë modeste në prodhimin dhe konsumin e birrës krahasuar me atë shekullore europiane, vetëm pas viteve 90, themeluesit e fabrikës së prodhimin të birrës Stela iu përgjigjën urisë së tregut duke investuar me seriozitet pajisje, teknologji dhe shkencë. Vit pas viti kjo kompani u rrit dhe “importoi” në vend atë që ishte testuar dhe vulosur si më e mira në Europë.
Marka e saj Stela, është birra e dytë më e shitur dhe mbulon rreth 15-18% të konsumit të birrave në tregun shqiptar. Sipërmarrësit që themeluan dhe çuan përpara këtë biznes, janë katër intelektualë shqiptarë: Dr. Stefan Pinguli, Z. Kujtim Kellezi, Z. Mihal Panteqi dhe Prof. Roland Pinguli.
Stefani & Co gjatë gjithë historisë së vet ka investuar në drejtim të rritjes së cilësisë, përmirësimit të vazhdueshëm të pajisjeve dhe procedurave të prodhimit, rritjes së imazhit dhe përmbushjes së kërkesave ndaj klientit. Sot, ka ardhur koha që të gjitha fabrikat e birrës investojnë në teknologji dhe pajisje, ajo që dallon Stefani & Co nga të tjerët është origjinaliteti që ruajnë në prodhimin e birrës.
Trinomi cilësi, shije, shëndet, shoqëron punën e kompanisë që në përzgjedhjen e lëndëve të para, përpunimin dhe kontrollit të cilësisë që i nënshtrohen sistemeve të menaxhimit ISO dhe HACCP që prej 2004.