Capital Resources shpk
Çdo ditë universi i produkteve të kompanisë KRACO ofron 250.000 konsumime. KRACO është kompani prodhuese, lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, përgatitjeve për pije të ftohta si edhe përgatitjeve për ëmbëlsira. Kompania filloi aktivitetin në vitin 1997 si një nga kompanitë e para në industrinë e prodhimit të produkteve ushqimore.
Produkti i parë i ofruar fillimisht nga kompania ishte sheqeri i paketuar. KRACO vit pas viti ka shtuar gamën e produkteve dhe aktualisht ofron: kapuçino, çokollatë të ngrohtë, çaj në filtër dhe të tretshëm me mbi 13 shije të ndryshme, salep, kakao, kafe ekspres në filtër, sheqer të paketuar, pure patate, budingje, krem karamel, përgatitje për ëmbëlsira të ndryshme, etj. Kompania prodhon 77 artikuj të ndryshëm ushqimorë të cilat përdoren gjerësisht në të gjitha kanalet e shitjes: Horeca, Retail, B2B.
Kompania KRACO është prodhues i vetëm në tregun shqiptar dhe rajon i një portofoli të tillë produktesh. Nëpërmjet rrjetit tonë të shpërndarjes garantojmë mbulimin e të gjithë territorit me shërbim cilësor dhe të shpejtë. Rrjeti i shperndarjes i pajisur me mjetet më të sofistikuara të distribucionit shpërndan produktet KRACO në të gjithë klientët e kanalit Horeca dhe Retail.