FITAL shpk
Fital shpk është një kompani prodhuese në linjat e industrise së këpucëve kryesisht në prodhimet e këpucëve të burrave, por gjithashtu në linjat e këpucëve të grave dhe të fëmijëve. Prodhimet punohen në një fabrikë krejt të re të ndërtuar me porosi në periferi të Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë. Fabrika ndodhet 12 km nga Aeroporti i Tiranës dhe 30 km nga Porti i Durrësit.
Pas punës së palodhshme dhe suksesit të vazhdueshëm në vitin 2007, kompania bleu pronësinë e kompanisë partnere italiane,”Filanto”. Biznesi ka vazhduar të zgjerohet dhe të kete sukses që prej asaj kohe. Në prill 2011 me pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë, nje fabrikë e re u hap në periferi të Tiranës.
Klientët janë ndër markat dhe firmat e këpucëve më të mira dhe të njohura të Europës,duke përfshirë: Girza, Pittarello, Cozmo, Pipinato, Zeelane, Scarpe-Scarpe, Punto Scarpe, Biella, Deichmann, Hamreno, Leiser, Vetir, Desmasieres, Beson, Caussures, Other, Spartoo, Mayers, Wertich. Produktet e Fital shpk janë shitur në të gjithë Europën. Kompania merr pjesë në panaire ndërkombëtare të këpucëve dhe ju ofron klientëve prodhim të shpejtë të planeve të tyre të parashikuara në modelet e prodhimit.