S.A.M
Kompania S.A.M. shpk, themeluar në muajin korrik të vitit 1993, e filloi aktivitetin si kompani për prodhimin e veshjeve të punës. Klienti i parë i kompanisë ishte një kompani prestigjoze italiane, e cila mundësoi edhe investimin e makinerive dhe pajisjeve të para të kompanisë, bashkëpunimi me të cilin zgjati 15 vjet. Mbas përpjekjeve disa vjeçare kompania S.A.M. filloi në vitin 2005 linjën e prodhimit të produktit të gatshëm.
U bë kujdes i veçantë në përzgjedhjen e dhe u vendos prodhimi e tregtimi i veshjeve sportive të personalizuara, duke përdorur teknologjinë dixhitale të stampimit sublimativ, teknologji kjo mjaft bashkëkohore e që jep mundësine e krijimit të një produkti inovativ.
Vitet 2005-2007 ishin vitet e sfidës së madhe të gjetjes së klientëve të duhur për këtë produkt. U fillua me volum pune prej 2551 copë per vitin 2005 dhe aktualisht kompania ka tregton rreth 180 000 copë në vit. Klientët e subjektit S.A.M. janë si vendas po ashtu dhe në Evropë, si në Francë, Hollandë, Belgjikë, Angli, etj.
Mendjet inxhinierike që drejtojnë S.A.M. janë gjithnjë në kërkim për të realizuar produkte me ide të reja. Kjo është sfida që shoqëron çdo ditë aktivitetin e kompanisë S.A.M.