Antea Cement



ANTEA Cement Sh.a., është një nga investimet më të mëdha, me standartet më të larta të zbatueshme në Shqipëri.

ANTEA Cement ka një kapacitet prodhimi prej 1.4 milion ton çimentoje në vit dhe 3,300 ton klinker në ditë. Fabrika ndodhet në zonën e Boka e Kuqe, Borizanë, e cila ndodhet 50 km larg nga Tirana. Fabrika shërben jo vetëm për të plotësuar kërkesat e tregut vendas në Shqipëri por eksporton gjithashtu klinker dhe çimento në Egjipt, Mal të Zi, Libi, si dhe në Itali.
Përgjegjësia sociale e korporatës është një element thelbësor i Grupit TITAN dhe për pasojë një nga objektivat qeverisës të ANTEAs dhe një nga vlerat e saj të korporatës. Që prej fillimit, ANTEA është ndërtuar në mënyrë që të siguroj efiçencë të energjisë dhe dobishmëri mjedisore ndërsa adreson shqetësimet e shoqërisë.

Për të siguruar eficencë të energjisë dhe dobishmëri mjedisore,fabrika është ndërtuar me teknologjitë më të mira në dispozicion. Si shembull, i gjithë transporti i materialeve brenda fabrikës bëhet mes konvenierëve të mbuluar në mënyrë që të reduktohet sasia e pluhurave të shpërndarë në ambient. Përdoret teknologjia e fundit me mullinj bluarës vertikal të cilat zënë më pak hapësirë, duke garantuar performancë më të mirë mjedisore dhe eficencë më të madhe në kon- sumin e energjisë elektrike. ANTEA përdor filtra me qese, të cilat edhe pse kanë kosto më të larta operacionale, garantojnë një performancë më të mirë mjedisore.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË