LBL PACK



Kompania "LBL Pack” Sh.p.k. themelohet në vitin 2006 me fushë aktiviteti të import-eksport të artikujve ndërtimore dhe industrial. Aktiviteti tregtar i shoqërisë zgjerohet më tej në fushën e ndërtimeve civile dhe projekteve të rikonstruksionit duke numëruar mbi 70 projekte ndërtimore të përfunduara me sukses.

Në vitin 2017 pas një hulumtimi të tregut shqiptar dhe nevojës për të përmbushur kërkesat e tregut për furnizim me vasteka alumini për përdorim ushqimor, shoqëria vendos të investojë në ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vasketave të aluminit për perdorim ushqimor në sektorë të tillë si: restorante, fast food, catering, furrë buke, pastiçeri, take away, etj duke kompletuar dy linja prodhimi të vasketave të aluminit me dimensione të ndryshme dhe për përdorime të shumëllojshme.
Shoqëria LBL Pack, përdor ekskluzivisht lëndë të para (alumin) me perjardhje nga vendet e Bashkimit Evropian, rregullisht të pajisur me të gjitha çertifikimet e cilësisë dhe parametrat e sigurisë duke garantuar konsumatorin final për cilësinë e lendës së parë. Fabrika ka një kapacitet prodhues në cikël të plote prej mbi 200.000 copë vasketa alumini në ditë, duke plotësuar gjithë nevojat e tregut vendas dhe më gjerë për furnizim me vasketa alumini për përdorim ushqimor.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË