PARTNER BALLKANIK



Kompania PARTNER BALLKANIK sh.p.k është themeluar në vitin 2004.

Partner Ballkanik është prodhuesi eksluziv i liçensuar nga Coca-Cola Tria Epsilon në Shqipëri dhe Kosovë për lëngjet e frutave të markës Amita.
Marka Amita ka lindur në vitin 1983, duke hapur për herë të parë kategorinë e lëngjeve të paketuara në Greqi. Është sinonim i kategorisë se lëngjeve të paketura deri në ditët e sotme, duke ofruar shije natyrale, kënaqësi, privilegj, për të gjithë në çdo kohë, si dhe në çdo vend.
Në vitin 1992 u importua për herë të parë në Shqipëri dhe falë suksesit në vitin 2005 filloi të prodhohet në Libohovë nga kompania Partner Ballkanik sh.p.k me autorizimin e posatshëm të Coca-Cola Tria Epsilon duke aplikuar standartet e fundit të ISO dhe HACCP. Që nga ajo kohë dhe deri më sot, është përshtatur më së miri me nevojat tona duke na ofruar një numër të madh produktesh cilësore kjo fal dhe paketimit Tetra Pak i cili është dhe paketimi më higjenik antiseptik në botë.
Sot, Amita është marka lider në kategorinë e lëngjeve të frutave në Shqipëri.
Partner Ballkanik duke kapitalizuar eksperiencën e tij të fuqishme dhe njohuritë e thella të tregut lokal zgjeroi aktivitetin e tij në shërbimet e shitjes dhe distribucionit.

Partner Ballkanik është distributor ekskluziv për Shqipërinë për markën premium të reçelrave në botë, Bonne Maman.
Broshurë

MË TEPËR RRETH KOMPANISË