BASHKIMI I PRODHUESVE SHQIPTARË
Në vitin 2016 një grup kompanish prodhuese më në zë në territorin e Shqipërisë, iniciuan krijimin e një entiteti të vetëm për t’i ardhur në ndihmë industrisë prodhuese vendase. Ky grupim përfaqësonte industri që operojnë në fushën e: ushqimit, riciklimit, materialeve të ndërtimit dhe tekstileve. Në këtë tryezë pune u diskutua mbi problematikat aktuale të prodhimit dhe se si mund të gjendej një zgjidhje afatgjatë për këtë sektor. Në fund të takimit u vendos që ky organizim të quhej Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë pasi do të aderonte interesin e përbashkët të të gjithë prodhuesve vendas.
Sot ne përfaqësojmë mbi 50 anëtarë aktiv; mbi 500 të tjerë të asociuar dhe 4 makrosektorët kryesor të tregut.
Kryefjala e Bashkimit te Prodhuesve Shqiptar është KONKURRUESHMËRIA.
MISIONI:
Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve “Made in Albania” në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar, duke u mbështetur në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Për të arritur misionin e organizatës mbështetemi ne 4 objektiva themelore:
- Nxitja e prodhimit dhe eksporteve
- Nxitja e digjitalizimit dhe inovacionit
- Nxitja e ekonomisë qarkulluese
- Nxitja e integrimit rajonal dhe europian
VIZIONI:
Zhvillimi i sektorit prodhues përmes rritjes së prodhimit dhe eksporteve.
Veprimtaria e shoqatës fokusohet në:
1. Ndërgjegjësimin e prodhuesve mbi rëndësinë dhe dobinë që sjell kjo organizatë.
2. Informimin e vazhdueshëm mbi problematikat në fushën e prodhimit.
3. Ofrimin e analizave dhe kërkimeve mbi çështje të rëndësishme të fushës së prodhimit.
4. Ofrimin e këshillave mbi politikat publike dhe nismat ligjore që prekin fushën e prodhimit.
5. Ofrimin e ndihmës profesionale dhe edukative për anëtarët e saj.
6. Ndërgjegjësimin e gjerë në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit, përgjegjesinë sociale dhe konkurrencën e ndershme.
7. Promovimin e vazhdueshëm të produktit vendor.
8. Cdo veprimatri tjetër të lejuar nga ligji në funksion të zhvillimit të shoqatës në interes të anëtarëve.
"Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” përfshin makrosektorët si më poshtë:
•Industrinë e prodhimit dhe përpunimit të Ushqimeve dhe Pijeve
•Industrinë e prodhimit dhe përpunimit të Materialeve të Ndërtimit.
•Industrinë e Riciklimit dhe përpunimit të metaleve, plastikes, letrës, kartonit dhe drurit
•Industrinë e prodhimit dhe përpunimit të Tekstileve dhe Lëkurës.
Statuti i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë mund të gjendet këtu.
Profili zyrtar i organizatës gjendet këtu.
BASHKIMI I PRODHUESVE SHQIPTARË