EVEREST



Everest është një kompani shqiptare që angazhohet në projektimin, prodhimin dhe tregtimin e profileve të aluminit, dritareve, dyerve, dhe fasadave të vazhduara si dhe aplikime të tjera arkitektonike.

Kompania Everest ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1997, në industrinë e ndërtimit. Në fillimin e vitit 2005 Everest filloi prodhimin e profileve të aluminit në fabrikën e saj të vendosur në hyrje të Tiranës, kryeqytet i Shqipërisë. Sot, në mjediset e prodhimit janë instaluar dy presa, 1400 dhe 1880 tonëshe me një kapacitet vjetor prodhimi prej 9600 tonë. Në fabrikë janë vendosur dy furra lyerje Gema, të Zvicrës, të teknologjisë së fundit, vitit 2010 tërësisht automatike dhe me kapacitet vjetor prej 10 800 ton. Kompania jonë prodhon profile alumini të të gjitha dizenjove. Për aplikime në prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe për sisteme fasade strukturale dhe gjysmë strukturale etj. Gjithashtu kompania jonë është një furnizues lider i aksesorëve për përdorim në dyer dhe dritare alumini. Keshtu “Everest” perpiqet tu ofroje klienteve te saj nje sherbim te plote dhe gjitheperfshires te produkteve, duke garantuar nje cilësi të lartë dhe çmime konkurruese. Në fillim të vitit 2005, Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje të Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa, 1400 dhe 1800 ton, dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton. Gjithashtu, në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje, të fjalës së fundit të teknologjisë. Njëra nga furrat e lyerjes është me kapacitet vjetor prej 3600 tonësh, ndërsa tjetra është një furrë lyerje tërësisht automatike, prodhim i vitit 2010, me një kapacitet vjetor prej 7200 ton. Gjatë vitit të fundit kompania ka realizuar instalimin e një furrë lyerje imitacion druri, gjithashtu edhe kjo tërësisht automatike, prodhim i vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 2200 tonësh në vit. Everest, veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë edhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysmë strukturale.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË