
Akademia Verore e SME-ve, 10–16 korrik 2017
June 16, 2017
DPD – Llogaritja e kamatë vonesave gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2017
June 16, 2017Tirana Business Matching, sipërmarrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Austria, Turqia, Kroacia, Kosova, Maqedonia si dhe shumë vende të tjera do prezantojnë mundësi reale të bashkëpunimit dhe investimit në Shqipëri, më datat 28 dhe 29 shtator, në Pallatin e Kongreseve. Ky event ndërkombëtar do të përqendrohet në rolin që kanë investimet e huaja direkte dhe tregtia në rritjen e ekonomisë vendase.
Tirana Business Matching do të jetë një platformë lider në promovimin dhe krijimin e një hapësire për t’u njohur nga afër me strategjinë, prioritet, mundësitë e bashkëpunimit, B2B dhe marrëveshje me kompani shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë takime paraprake me partnerët e tyre sipas një axhende të dedikuar për to, për të krijuar një klimë të mirë për bashkëpunim ekonomik. Pjesëtarët do të diskutojnë se si të tërheqin llojin e duhur të investimeve ndërkombëtare dhe partner të përshtatshëm, të cilat do të kontribuojnë në konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.
Tirana Business Matching do të bëjë bashkë lider korporatash, politikë-bërës ekonomie, personalitete të huaja, ekspertë, përgjatë një programi intensiv dy ditor.
Temat kryesore ku do të fokusohet eventi do të jenë:
- Infrastruktura
- Turizmi
- Bujqësia dhe Agro-përpunimi
- Inovacioni &Teknologjia
- Energjia
- Tregje financiare
Për më shumë informacion rreth eventit, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: https://www.b2match.eu/tiranabusinessmatching2017