
Fermat agroblektorale të mëdha, si të aplikojmë për licencë për mbarështim të kafshëve.
June 20, 2017
Panairi i Ushqimit dhe Agrokulturës, Budapest, 20-24 shtator 2017
June 27, 2017Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që prej datës 20 qershor 2017, ka nxjerrë njoftimin për tatimpaguesit që paraqesin kërkesë për rimburisimin e TVSH-së.
DPT kujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët paraqesin kërkesën për rimbursim të TVSH-së pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që njëkohësisht me kërkesën për rimbursim, duhet të depozitojnë pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në DPT, vërtetimin origjinal nga banka e nivelit të dytë të numrit të llogarisë në lekë (IBAN), të biznesit në të cilën do të kryhet kalimi i shumës për rimbursim.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga:
- Tatimpaguesit që paraqesin për herë të parë kërkesë për rimbursim të TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
- Tatimpaguesit që kërkojnë kalimin e shumës në një llogari të re, të ndryshme nga ajo ku kanë kaluar rimbursimet e mëparshme.