
Panairi i Ushqimit dhe Agrokulturës, Budapest, 20-24 shtator 2017
June 27, 2017
30 Qershori, afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara
June 28, 2017Afati i fundit i dorëzimit të bilanceve vjetore të vitit 2016 është data 31 korrik 2017.
Nëse bizneset nuk depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrën financiare brenda afatit të përcaktuar, ato do të përballen me gjobë në masën 15 000 lekë të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të Ligjit Nr. 9723/2007.
Përveç Qendrës Kombëtare të Biznesit, aplikimet mund të kryhen edhe online në portalin e-Albania, përmes një procedure të shpejtë dhe të thjeshtë brenda 24 orësh, në çdo kohë të ditës.
Bizneset mund të përfitojnë nga mundësia e dorëzimit të bilanceve online edhe pas 31 Korrikut, por ato do të duhet të bashkëlidhin edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për t’u klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat sipas faturës së arkëtimit.