
Dallimi ndërmjet kuponave tatimorë nga ata fiktivë?
July 4, 2017
Mbyllet procesi i fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat, përfitojnë edhe 6,309 tatimpagues të tjerë
July 7, 2017Qendra Kombëtare e Bizneseve paralajmëron bizneset që paguajnë tatim fitim, për të dorëzuar në kohë pasqyrat financiare, raportet e auditit dhe të ecurisë së veprimtarisë për vitin financiar 2016.
Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2017
Nëse bizneset nuk depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrën financiare brenda afatit të përcaktuar, ato do të përballen me gjobë në masën 15 000 lekë të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të Ligjit Nr. 9723/2007.
Sipas njoftimit të bërë nga QKB, detyrimi për depozitimin e dokumentave të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të dorozojnë pranë QKB-së:
- Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF,
- Raportin e auditimit dhe ecuris së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme),
- Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore)
Mënyra e depozitimit:
- Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit
- Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF
- Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike
- Shërbimi ofrohet pa pagesë
Referuar të dhënave zyrtare të QKB, janë gati 20014 subjekte që kanë detyrimin për të depozituar bilancet vjetore në QKB ,përmes portalit qeveritar E-albania.
Bëjnë përjashtim subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhën vëtëm në sportelet e shërbimit të qkb-së.
Për më shumë informacion vizitoni: www.qkb.gov.al, www.e-albania.al