
Komiteti Kombëtar i Lehtësimit të Tregtisë, sesion informues për procedurat e Kodit të ri Doganor
July 25, 2017
Shtator-Tetor 2017, Panairi Sllovak B2B
July 27, 2017Procedurat e ndryshme doganore vijojnë të pengojnë tregtinë Shqipëri-Kosovë, ndërsa prodhuesit vendas kërkojnë të mendohet seriozisht për njehsimin e procedurave edhe rritjen e konkurueshmërisë në vend.
Një zonë ekonomike e përbashkët në rajon, parashikuar në marrëveshjen e Triestes, shihet me shqetësim nga prodhuesit shqiptarë. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, tregon se industritë në rajon mbështeten prej vitesh nga qeveritë e tyre, duke u bërë shumë më konkures në treg. Ndaj i kërkohet qeverisë shqiptare që të përcaktojë e mbështesë sektorët me të cilët vendi mund të jetë konkurues.
“Nëse nuk ecim me të njëjtin hap si fqinjët në rajon, nuk përjashtohet mundësia e dyndjes së prodhimeve fqinje në treg. Por, para integrimit rajonal, prodhuesit kërkojnë të njehsohen procedurat e Tregtisë me Kosovën. Procedura të ndryshme po bëhen pengesë edhe në atë që zoti Shkodra e quan hapin e parë të integrimit tregtar, tregtia Shqipëri- Kosovë. Në takimet e zhvilluara këtë vit, si prodhuesit e Kosovës edhe ata shqiptarë tregohen të interesuar për të bashkëpunuar. Por shpesh herë kontenierët mbetën me ditë të tëra në dogana”, u shpreh z.Shkodra.