
Nis fshirja e plotë e detyrimeve për periudhën 2010 e më parë, përfitojnë 11,577 tatimpagues
August 2, 2017
INSTAT: Rritet eksporti i mallrave për muajin Korrik 2017
August 17, 2017Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2017, arriti 102,3 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në Korrik 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,71 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” dhe “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “transport” dhe “komunikimi” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “veshje dhe këpucë” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.