
DPT: Mbi mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara
August 23, 2017
DPT: Pagesa me këste ndaj borxhit tatimor
August 25, 2017Në datat 28 – 30 nentor 2017, do të zhvillohet në Frankfurt, Gjermani, panairi “Food Ingredients Fi Europe” me fokus sektorin e Ushqimit.
Panairi Fi Europe është hapur për herë të parë në vitin 1986, si vend takimi ku mblidhen grupet e interesit global në sektorin e ushqimit dhe përbërësve të tij. Vendndodhja unike dhe hapësira ekspozuese prej më shumë se 60,000 m2, bashkon për 3 ditë furnizues të ushqimit dhe pijeve, specialistë kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe marketingu nga e gjithë bota, si dhe shembujt pozitivë me shërbimet më të larmishme dhe inovative.
Pjesëmarrja në këtë panair është një mundësi për të qenë mes 26,000 vizitorëve dhe profesionistëve të industrisë ushqimit të nivelit të lartë dhe me potencial e autoritet blerjeje.
Për më shumë informacion rreth panairit vizitoni linkun:
Kompanitë që janë të interesuara të jenë pjesë në ketë panair, të vizitojnë linkun: http://aida.gov.al/evente/behuni-pjese-e-panairit-te-ushqimit-fi-europe-2830-nentor-frankfurt-gjermani