
DPT: Pagesa me këste ndaj borxhit tatimor
August 25, 2017
Panairi “ AGRISCAPE 2017”, 14-15 Nëntor 2017, Abu Dhabi
August 25, 2017Më datë 26-27 Tetor 2017, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, do të organizohet për herë të parë eventi i ndërmjetësimit “Tirana Business Matching”.
Tirana Business Matching do të bëjë bashkë lider korporatash, politikë-bërës ekonomie, personalitete të huaja, ekspertë, përgjatë një programi intensiv dy ditor.
Temat kryesore ku do të fokusohet eventi do të jenë:
- Infrastruktura
- Turizmi
- Bujqësia dhe Agro-përpunimi
- Inovacioni &Teknologjia
- Energjia
- Tregje financiare
Sipërmarrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Austria, Turqia, Kroacia, Kosova, Maqedonia si dhe shumë vende të tjera do prezantojnë mundësitë e tyre konkrete të bashkëpunimit me palën shqiptare.
Tirana Business Matching do të jetë një platformë lider në promovimin dhe krijimin e një mjedisi optimal, të lidhur ngushtë me strategjinë kombëtare, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit për të mundësuar B2B dhe marrëveshje me kompani shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në forumin e biznesit dhe në takime të dedikuara B2B me palët e përzgjedhura sipas një axhende të përshtatur posaçërisht për to. Ky event është i modeluar për të tërhequr llojin e duhur të investimeve të huaja direkte dhe partner të përshtatshëm, të cilët do të kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
Për më shumë informacion rreth eventit, si dhe procesin e regjistrimit mund të klikoni në linkun: https://www.b2match.eu/tiranabusinessmatching2017