
Publikohet faqja e internetit të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë
September 4, 2017
Kërkohet bashkëpunim nga bizneset për kryerjen e Inspektimeve Online
September 5, 2017Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2017, Indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 101, 4 kundrejt vitit 2010. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit përkatësisht me 1,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016 dhe u ul me 0,9 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017.
Në tremujorin e dytë 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të çmimeve të prodhimit është 1,6 %. Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ industri nxjerrëse” me 8,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 12,0 %.
Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar rritje me 1,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin e metalurgjisë me 5,3 %, prodhimi i produkteve kimike me 5,1 %, konfeksionimi i veshjeve me 0,6 %.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan rritje me 1,9 %.
Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje me 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Në tremujorin e dytë 2017 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,9 %. Çmimet e Prodhimit në seksionin ”industri nxjerrëse” shënuan ulje me 4,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Uljen më të lartë e shënuan çmimet e prodhimit në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 6,5 %. Çmimet e prodhimit në seksionin “industria përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,3 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie vihet re ulje e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: konfeksionimi i veshjeve me 0,4 %, prodhimi i produkteve ushqimore me 0,1 %, prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara me 1,4%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 101,2 kundrejt vitit 2010, duke shënuar një ulje me 0,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Vlen të përmendet ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; “industri nxjerrëse” me 3,4 % dhe “industri përpunuese” me 0,3 %.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 104,6 % duke shënuar ulje me 1,4 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet: “industri nxjerrëse” dhe “industri përpunuese” kanë shënuar ulje përkatësisht me 5,4% dhe 0,3%.