Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë në kuadër të zbatimit me efikasitet të legjislacionit fiskal , duke u përpjekur të ruajë një ekuilibër mes përmbushjes së detyrave funksionale dhe një marrëdhënieje korrekte me të gjithë tatimpaguesit që ka në administrim, ju bën me dije se :
-Mospagimi i kësteve të tatimit mbi fitimin (refer.neni 30 i ligjit nr.8438 datë 28.12.1998) ose i kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin (refer.neni 15 i ligjit nr.9632 datë 30.10.2006) , respektivisht për Biznesin e madh, pagim ose parapagim brenda datës 30 të çdo tre-mujori ose mbi bazë mujore dhe për Biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit pasardhës pas çdo tre-mujori dënohet me gjobë në bazë të nenit 115 të ligjit nr.9920 datë 19.02008 ‘Për Proçedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar me ligjin nr.112/2016 datë 03.11.2016, në masën 10% të shumës së këstit për tu paguar.