U zhvillua sot në ambjentet e Hotel Monarc workshopi me temë “Përfitimet e biznesit në sajë të implementimit të një sistemi për menaxhimin e proceseve të prodhimit”, organizuar nga Infosoft Business Solutions në bashkëpunim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë. Në workshop morën pjesë përfaqësues të sipërmarrjeve prodhuese në vend nga sektorë të ndryshëm si prodhuesit e ambalazheve plastike e të kartonit, industria e përpunimit të mishit, përpunuesit e produkteve blegtorale, sektori i akuakulturës, materialeve të ndërtimit, prodhimit të ujit të ambalazhuar si dhe prodhuesit e produkteve ushqimore.
Gjatë këtij Workshop-i pjesëmarrësit u njohën me mënyrën e trajtimit në një sistem të informatizuar të të gjithë hapave të prodhimit duke filluar nga:
– Planifikimi;
– Lëndët e para dhe produktet e ndërmjetme;
– Makineritë dhe burimet njerëzore të përfshira;
– Koha dhe kostot e prodhimit;
– Produkti përfundimtar;
– Raportimi
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë do të vijojë me organizimin e aktiviteteve të tilla me qëllim informimin e vazhdueshëm të sipërmarrjes prodhuese në vend dhe nxitjen e komunikimit e bashkëpunimit mes tyre.