
Tatimet: Dorëzim inventari do të bëjnë vetëm subjektet që iu është çuar njoftimi elektronikisht
September 22, 2017
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2017
September 22, 2017Përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë morën pjesë sot në takimin me ministren e re të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj.Sonila Qato, ku morën pjesë 24 shoqata biznesi të Shqipërisë. Ky takim çeli një proces të gjatë diskutimesh e dëgjesash ku u parashtruan një sërë ankesash që përfaqësues të sipërmarrjes kanë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Nisur edhe nga aksioni i fundit që do të nisë qeveria kundër informalitetit, sipërmarrësit kërkuan që kontrollet të jenë të kujdesshme dhe jo subjektive. Ndër propozimet e shtruara, ishte dhe krijimi i mekanizmave të konsultimit të përhershëm e periodik dhe nevoja e krijimit të një ligji të ri të Këshillit Kombëtar të Ekonomisë.
Pjesë e diskutimeve u bë nevoja për implementimin e një komunikimi të ndërsjelltë, të mirë strukturuar dhe protokollar për përvetësimin e problematikave të sipërmarrjes.