
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2017
September 22, 2017
Shqetësimet e Industrisë së Riciklimit lidhur me importin e mbetjeve
September 26, 2017Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA 2006), është një marrëveshje rajonale moderne dhe gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë, e hartuar si një pjesë integrale e axhendës së para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje i mundësoi Shqipërisë një zonë plotësisht të lirë tregtie brenda vendeve të CEFTA-s ku të gjithë mallrat tregtohen pa detyrime doganore.
Vendet e CEFTA-s përfaqësojnë partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Për vitin 2016, shkëmbimet tregtare me vendet e CEFTA-s përfaqësojnë 8.6% të volumit të tregtisë ndërkombëtare. Eksportet drejt vendeve të CEFTA-s përfaqësojnë 13.6 % të eksporteve gjithsej dhe importet përfaqësojnë 6.6% të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Kosova, Serbia e Maqedonia.
Produktet me te eksportuara janë: materialet e ndërtimit, perimet e frutat, produktet fason dhe mineralet.
Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja CEFTA mes Shqipërisë dhe 6 vendeve të rajonit (Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Moldavia).
Kërkesat e eksportit në CEFTA
Eksporti drejt vendeve CEFTA është i lirë dhe pa barriera tarifore. Çdo produkt i eksportuar duhet të respektojë kërkesat bazë të sigurisë së produktit që rrjedhin nga kërkesat e rregullave teknike, masat sanitare dhe ato fitosanitare, si dhe kërkesa të tjera që lidhen me sigurinë e produkteve. Produkti i eksporteve arrin të përfitojnë tarifë preferenciale në secilin vënd të CEFTA me kusht plotësimin e rregullave të origjinës dhe pajisjes me çertifikatë EUR1, lëshuar nga autoritetet doganore shqiptare.
Informacion të përgjithshëm tregtar mund të aksesoni në linkun http://transparency.cefta.int/trade-portal/border/
Ndërkohë, informacion të hollësishëm mbi rregullat teknike në tregti dhe masat sanitare dhe atë fitosanitare në vendet CEFTA mund ti aksesoni në databazën e rregullave teknike dhe atë të masave sanitare dhe atë fitosanitare në linkun: http://transparency.cefta.int/tbt/home/