Në tremujorin e dytë të vitit 2017, Indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 101, 6 kundrejt vitit 2010. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit përkatësisht me 2,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016 dhe u ul me 0,8 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017.
Në tremujorin e dytë 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të çmimeve të prodhimit është 2,0 %. Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ industri nxjerrëse” me 8,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 12,0 %.
Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar rritje me 1,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin e metalurgjisë me 5,3 %, prodhimi i produkteve kimike me 5,1 %, konfeksionimi i veshjeve me 0,6 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan rritje me 1,9 %.
Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje me 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Çmimet e prodhimit në seksionin “industria përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,3 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie vihet re ulje e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: konfeksionimi i veshjeve me 0,4 %, prodhimi i produkteve ushqimore me 0,1 %, prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara me 1,4%.