
Mblidhet Komitetit për Legjislacionin, Taksat dhe Procedurat
January 16, 2018
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit
January 22, 2018Gjatë vitit 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 273 mld lekë, duke u rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 626 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 353 mld lekë, duke u rritur me 5,2 %, krahasuar me 2016.
Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje;
- “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje;
- “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi:
- “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,4 pikë përqindje.
Shkëmbimet tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,2 %), Greqia (6,8 %), Gjermania (6,8 %) dhe Kina (6,4 %).
Në Dhjetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 0,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 13,5 %, në krahasim me Nëntor 2017.