Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Fondacionit Illyricum Sacrum zhvilloi konferencën me temë: “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” të përqendruar sidomos te marketimi i simbolit të Skënderbeut në ekonominë shqiptare.
Në këtë takim ishin të pranishëm, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, albanologë, historianë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias si dhe sipërmarrës nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, të cilët kishin ekspozuar edhe prodhimet e tyre.
Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Filip Gjoka, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u shpreh se Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare si organizim vullnetar i krijuar dhe themeluar në vitin 2016, ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo shoqatë përbëhet nga sipërmarrjet më në zë të vendit që përfaqësojnë: rreth 30 sektorë të industrive të ndryshme të prodhimit, 170 milion euro xhiro vjetore të sipërmarrjes prodhuese, rreth 10 000 të punësuar në sektorin e prodhimit, 100 milion euro eksporte/vjetore, mbi 500 milion euro investime.
Ai tha se problemet që hasin këta prodhues janë të shumta, por mbi të gjitha mungesë vëmendje ndaj prodhimit vendas. Duhet të dëgjohet më shumë zëri i këtyre industrive prodhuese, duhet të punohet më shumë për përmirësimin e dialogut publik privat (ku biznesi dhe shteti duhet të shihen si partner), rritjes së konkurrueshmërisë dhe uljes së informalitetit. Shumë shpejt do përballemi me hapjen e tregjeve rajonale. Por a janë prodhuesit shqiptarë gati, si do të pozicionohen këta prodhues në tregun vendas dhe rajonal? Konkurrueshmëria do jetë agresive dhe nëse produktet shqiptare nuk do të mundin të jenë konkurrent në cilësi dhe çmime atëherë shumë shpejt nuk do të jenë të aftë të mbijetojnë dhe do të mbizotërojnë produktet e importit. Kjo sigurisht që do të dëmtojë të gjithë sektorët e industrive prodhuesve dhe për pasojë ekonomine e vendit tonë. Duhet të krijohen mundësi maksimale që prodhimet tona të kenë qasje në tregjet Europiane.
Gjithashtu z. Gjoka lançoi në këtë aktivitet të rëndësishme edhe iniciativën më të re të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, atë të rikrijimit dhe brandimit të produkteve “Made in Albania”. Kjo iniciativë konsiston për të krijuar një rregullore ku do përforcoj origjinën e produkteve shqiptare, me qëllim:
Për të marrë jetë kjo iniciativë, ka nevojë për mbështetjen e atyre që drejtojnë ekonominë e vendit tonë dhe ku ne i shohim si partnere të domosdoshëm, u shpreh z. Gjoka.