Gjatë ditës së sotme, 20 prill 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit me BE, zhvilloi një takim me shoqërinë civile lidhur me rolin e OSHC-ve dhe aktorëve të tjere të shoqërisë civile në këtë proces. Në këtë takim mori pjesë dhe Sekretari Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra.
Në fjalën e tij z. Shkodra theksoi rolin dhe rëndësinë e prodhuesve në procesin e negociatave, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.