
Panairi ndërkombëtar i këpucëve MICAM, 11-14 shtator 2018
April 26, 2018
Raporti 2018 për Shqipërinë, Delegacioni Evropian
April 27, 2018Industria e riciklimit, pjesë e sektorit të ekonomisë, ndodhet në një trysni të fortë nga shumë drejtime, lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit siç është mungesa e lëndës së parë, siç janë një seri normash, apo ligjesh që janë hartuar apo po hartohen pa pjesëmarrjen apo kontributin e ricikluesve si grupim interesi, siç janë politikat e ndryshme që janë ndërmarrë apo po ndërmerren me prevalencën e hallkave të ndryshme të menaxhimit të mbetjeve në dëm të riciklimit. Të gjitha këto arsye kanë influencuar që ndërmarrjet e riciklimit që përfaqësonin 1% të PBB, ndodhen në kushtet e gati të falimentimit.
Sot, jemi në kushtet e 20% ose më pak, e kapaciteteve prodhuese, në këtë industri. Situata është dramatike dhe jemi pranë anullimit të njërës prej hallkave më të rëndësishme të menaxhimit në tërësi të mbetjeve dhe një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më strategjik të ekonomive të vendeve të BE-së.
Për më shumë mbi problemet e riciklimit në Shqipëri, lutemi shihni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=ZbDlyq5L2gk