
Rritet Produkti i Brendshëm Bruto për vitin 2018 me 4,45 % kundrejt një viti më parë
June 29, 2018
Qumështi dhe Nënproduktet e tij, 2017
July 9, 2018Qendra Kombëtare e Biznesit në një njoftim zyrtar të saj, njofton të gjithë bizneset që janë të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi duhet të depozitojnë pranë saj bilancin dhe raportin e auditit sipas parashikimeve në ligj deri në datë 31 korrik 2018. Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi ligjor qkb-së i lind e drejta që të gjobisë bizneset 15 000 lekë.
Depozitimi i dokumentave mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit. Bëjnë përjashtim subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhen vetëm në sportelet e shërbimit të qkb-së.
Dokumentat të cilat duhet të dorëzohen pranë QKB-së janë:
- Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF;
- Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme);
- Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).
Mënyra e depozitimit:
- Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit;
- Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku cdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm;
- Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike;
- Shërbimi ofrohet pa pagesë.
Për më shumë informacion vizitoni: www.qkb.gov.al, www.e-albania.al