
“Politika, biznesi dhe ekonomia”
July 9, 2018
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2018
July 10, 2018Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një njoftim zyrtar të saj, kujton tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018, se nesër datë 10 korrik 2018, është afati i fundit i deklarimit të librit të shitjes dhe blerjes.
Të gjithë subjektet që kanë nevojë për asistencë gjatë këtij procesi, mund të vizitojnë “Këndin e Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive).
Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.
Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni në këtë link:https://bit.ly/2Kj30HM