
Tregtia e Jashtme, Gusht 2018
September 20, 2018
Tatimpaguesit e Biznesit të Vogël: Dokumentimi dhe mbajtja e të dhënave
September 25, 2018Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2018 është 2,1 %.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,4 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet:
- “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” me 2,3 % secili;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 1,9 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %;
- “Shërbimi arsimor” me 0,9%;
- “Komunikimi” me 0,7 %;
- “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5 %, etj.
Në muajin Gusht 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 % secili;
- “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1%.
Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1 %, krahasuar me muajin Korrik. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.
Për më shumë informacion klikoni dokumentin këtu.