
Sot më datë 10 janar 2019, afati i fundit për deklarimin e librave, për tatimpaguesit e vegjël me TVSH
January 10, 2019
“Agro-Tech Expo & Forum 2019″, Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Agroteknikës
January 11, 2019Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2018 është 1,8 %. Edhe një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2018, krahasuar me nëntor 2018, është 1,1 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga +0,45 pikë përqindje;
- “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje;
- “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
- “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje;
- “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje;
- “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
- “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili;
- “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje;
- “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.
Për më shumë klik linkun këtu