Informacion mbi Komitetin e Integrimit Rajonal dhe BE-së
March 26, 2019
Mbledhja e parë e Asamblesë për vitin 2019
March 29, 2019Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 3,10 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2017.
Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët:
- Industria, Energjia dhe Uji me + 1,11 pikë përqindje,
- Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,58 pikë përqindje,
- Ndërtimi me + 0,29 pikë përqindje,
- Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,21 pikë përqindje,
- Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,18 pikë përqindje,
- Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me + 0,16 pikë përqindje,
- Informacioni dhe Komunikacioni me +0,15 pikë përqindje,
- Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,09 pikë përqindje,
- Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,01 pikë përqindje.
Negativisht kontribuoi aktiviteti:
- Art, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me -0,27 pikë përqindje.
- Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,58 pikë përqindje.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,57%.
Për më shumë klikoni raportin e plotë.