TEST
December 12, 2022Ftesë për pjesëmarrje në FOOD EXPO 2023\ RUMMINGIdea
December 23, 2022
U organizua pranë ambjenteve të GIZ Albania, takimi i 3-të i Grupit Kombëtar të Punës në kuadër të projektit “Nga Mbetje në Energji për Industrinë e Cimentos në Ballkanin Perëndimor”, implementuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me ANTEA Cement Sh.A , Co- PLAN Institute for Habitat Development dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë.

Me prezencën e të gjithë aktorëve dhe grupeve të tjera të interesit u diskutuan rezultatet përfundimtare të punës si dhe u hodhën ide mbi format e implementimit efikas të modeleve të qëndrueshme të biznesit që angazhohen në mënyrë aktive në grumbullimin dhe ripërdorimin e mbetjeve të përpunueshme për prodhimin e cimentos.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë si bashkë-implementuese e këtij projekti ishte e përfaqësuar në këtë tryezë me prezencën e Sekretarit të Përgjithshëm të saj z. Arben Shkodra, i cili paraqiti dhe një prezantim rreth rëndësisë së: Përmirësimit të Kornizës Ligjore për bashkë-përpunimin e mbetjeve si lëndë djegës alternative në nivel lokal dhe kombëtar në Republikën e Shqipërisë


Gjatë tryezës së organizuar u diskutuan cështje mjaft të prekshme që mundësuan një pikëpamje edhe më të qartë të kushteve në të cilat vendi ynë ndodhet lidhur me këtë fokus si dhe u paraqitën ide mjaft efikase përmes prezantimeve hibride që ndihmojnë një implementim edhe më praktik të projektit në tërësi.