Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me një grup ekspertësh nga Italia organizoi një workshop lidhur me prezantimin e një sistemi të quajtur “Black Box”, i cili nëpërmjet funksionimit algoritmik të tij parashikon menaxhimin e sistemeve të kondicionimit me qëllim shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike.
Black Box është një sistem parashikues i lidhur nga qendra “Epson” dhe i mbuluar nga një patentë për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili analizon sjelljen e sistemit “ndërtesë-pajisje” për një funksionim dhe menaxhim efiçent të sistemeve operuese, duke zvogëluar drejtëpërdrejt kostot shfrytëzuese të energjisë elektrike.
Black Box si një sistem inovativ gjithashtu lejon përdorimin e një sistemi celular për zbulimin dhe analizimin e të dhënave të vazhdueshme të energjisë në kohë reale, duke përcaktuar diagnoza profesionale të efiçenës energjitike, sidomos brenda hapësirave industriale.
Në këtë workshop ishin pjesëmarrës përfaqësues të ndryshëm të industrive prodhuese shqiptare të cilët shfaqën interes rreth funksionimit të këtij sistemi dhe mënyrës se si këto pajisje mund të ndihmojnë shfrytëzimin efiçent të energjisë elektrike duke u implementuar.
#blackboxsystem #energyefficiency #worshop #industry #smartsystem