
Takimi me Komitetin e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbi projektligjin e “Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesve!”
July 15, 2024
Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në Këshillin Kombëtar të Punës 2024
October 4, 2024 Në datën 4 Tetor, Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në një takim të rëndësishëm me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj. Ku u diskutua në vijim të procesit të konsultimit të draft – Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave për vitin 2024-2027.
Ky dialog është i rëndësishëm për Ministrinë e Financave dhe për ne, pasi ka si qëllim kryesor forcimin e politikave për miradministrimin tatimor dhe doganor, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe pozicionimin tonë në tregjet ndërkombëtare.
Drafti i Strategjisë është një dokument i rëndësishëm, i konsultuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, dhe një parakusht për zhvillimin e Shqipërisë në kuadër të instrumentit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor (Growth Plan).
Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë angazhohet të kontribuojë në zhvillimin e politikave që do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë sonë dhe do të sigurojnë një ambient të favorshëm për bizneset shqiptare.




