
Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në Këshillin Kombëtar të Punës 2024
October 4, 2024
Sesion informues online në fushën e Sigurisë Kibernetike
February 15, 2025Në datën 7 nëntor 2024 u zhvillua mbledhja vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Në këtë takim u trajtuan shumë çështje si prezantimi i aktivitetit të shoqatës për vitin 2023, miratimi i listës së anëtarëve të shoqatës, miratimi i anëtarëve të komiteteve të politikave, miratimi i prioriteteve afatmesme, etj.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimeve dhe analizave për çështjet aktuale që shqetësojnë sipërmarrjen shqiptare sot, si dialogu publik-privat, drejtësia fiskale, punësimi dhe aftësimi profesional, integrimi evropian, etj.
Në fund, asambleja doli me propozime konkrete për një ecuri sa më të mirë të kompanive që përfshihen në industrinë prodhuese, veçanërisht të atyre që janë anëtare të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
#bashkimiprodhuesveshqiptare#asambleepergjithshme
