Takim me Fondacionin e Diasporës BESA
October 9, 2020Trajnim mbi Faturat Elektronike
December 23, 2020
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nënshkroi ditën e premte, me datë 2 tetor 2020, Marrëveshjen e Dhurimit me Fondacionin Fundjavë Ndryshe duke dhuruar të mira materiale me qëllim përdorimin e tyre sipas vlerësimit të fondacionit. Me anë të kesaj marrëveshjeje, organizata jonë vazhdon të ndihmojë shtresave në nevojë dhe mbështet misionin e FN të përmirësojë shoqërinë duke ndihmuar njerëzit të dalin nga varfëria.
Vijon bashkëpunimi dhe partneriteti me Fondacionin Fundjavë Ndryshe. Një nga anëtarët më të spikatur të Bashkimit Prodhuesve Shqiptarë, SAMwear, me përfaqësuese Mimoza Emanuels, dhuroi sot 10.000 maska për familjet në nevojë të cilat nuk kanë mundësi të pajisen me ta. Kontributi ynë mbi përgjegjësinë sociale do të vijoj më tej edhe në kompani të tjera duke qenë pranë komunitetit dhe njerëzve në nevojë për të zbutur sado pak problemet sociale në vend.