
Prodhuesit shqiptarë kërkojnë unifikim ekonomik Shqipëri-Kosovë
April 22, 2017
Vendim i Këshillit të Ministrave 3 maj 2017, për procedurat e regjistrimit në Qendren Kombëtare të Biznesit
May 4, 2017Më 3 Maj 2017, në mjediset e “ABA Business Center” u zhvillua seminari “Liberalizimi i Mëtejshëm i Tregut Shqiptar të Energjise Elektrike”, në formën e një informimi dhe debati mbi procesin e liberalizimit të tregut dhe sfidat që shfaqen për bizneset dhe konsumatorët, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjise Elektrike.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, nëpërmjet përfaqësuesve të tij shprehu përsëri qëndrimin ndaj këtij procesi të rëndësishëm. Z. Vullnet Haka, Kryetar i Komitetit të Politikave për Tregun dhe Konkurrueshmërinë në Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë kërkoi qartësim të plotë të procesit dhe në mënyrë të veçantë, mundësimin e monitorimit të metodës së përcaktimit të çmimeve fundore të furnizimit me energji elektrike. Procesi është në zhvillim të mëtejshëm dhe do të pasohet me takime të tjera për grupet e interesit.